Stamboll me Guide 2 Nete 3 Dite

Air Albania
Nga 269 € PERSONI

3, 4, 5, 6, 7, 10, 11, 12, 13, 14, 17, 18, 19, 20, 21, 24, 25, 28  Prill – 269 Euro /P

1, 2, 5, 8, 9, 10, 11, 12, 15, 16, 17, 18, 19, 22, 23, 24, 25, 26, 29, 30, 31 Maj – 269 Euro /P

 

 Golden Hill Hotel 

Golden Hill Downtown 5* 

Ramada Istanbul Old City 4* 

Akgun Hotel 5*

keni nje pyetje ?

whatasap ose call 🙂

PERMBLEDHJE E TURIT

TE PERFSHIRA NE OFERTE : 

✅ -Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota 20 kg + bagazh dore).

✅ -Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit

✅ -Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.

✅ -Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)

✅ -Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

✅ -Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

ℹ Opsionale me pagese Esktra : 

✅ 1. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €40 PP (Transferta e perfshire ne cmim)

✅ 2. Lundrim me anije në Bosfor €10 PP (Transferta e perfshire ne cmim)

✅ 3. Vizitë në Aquarium 25 PP (Transferta e perfshire ne cmim)

✅ 4. Vizite ne muzeun Panorama 1473 25 PP (Transferta e perfshire ne cmim)

❗Në pagesë nuk përfshihen:

– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program

– Siguracioni në Udhëtim 

– Hyrjet në Monumente dhe Muzeume

 Taksa e qytetit të Stambollit, 1.5 euro për person për natë.

 KUJDES: Hima Travel nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme. 

Nisje të Enjteve

Nisja nga Tirana:  08:00, mbrritja në Stamboll 11:40

Kthimi nga Stambolli: 23:35 , mbrritja në Tiranë 23:15 

Nisje të Premteve

Nisja nga Tirana:  07:25, mbrritja në Stamboll 11:05.

Kthimi nga Stambolli: 22:50, mbrritja në Tiranë 22:30 

NIsje të Shtunave

Nisja nga Tirana:  07:25, mbrritja në Stamboll 11:05.

Kthimi nga Stambolli: 22:35, mbrritja në Tiranë 22:15 

Nisje të Djelave

Nisja nga Tirana:  07:25, mbrritja në Stamboll 11:05.

Kthimi nga Stambolli: 23:35, mbrritja në Tiranë 23:15

 
 

PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

KUJDES:

⚠Mengjesi i dites se pare nuk eshte i perfshire. Nese dikush do te konsumoj mengjesin, kosto per person eshte 7 euro. 

⚠Dhomat do merrem mbas ores 12:00. Nese dikush deshiron qe dhomen ta marr sapo te mberrijne, atehere do i duhet te paguaj pagese extra per early check in. 

Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

DETAJET E TURIT

1⃣ Dita e Parë:

Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.

Fluturimi për në Stamboll.

Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.

Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë.

Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.

Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce.

Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë.

Qëndrimi 1 orë.

Vazhdon vizita në Qendrën e Stabollit, në Sheshin Taksim.

Sheshi Taksim, i vendosur në pjesën europiane të Stambollit, është i famshëm për restorantet, dyqanet dhe hotelet. Konsiderohet si zemra e Stambollit modern, me stacionin qendror të rrjetit Metro të Stambollit. Këtu ndodhet dhe Monumenti i Republikës.

Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel.

Kthimi në Hotel.

Fjetje në Hotel.

2⃣Dita e Dytë:

Nisja me Autobus për në Akuarium.

Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve.

Hyrja 25 Euro – Qëndrimi 2 orë.

Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit.

Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërttimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak.

Qëndrimi 2 orë.

Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu.

Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike.

Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta

Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia 

Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami. 

Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta

Vazhdon Vizita në Hipodrom

Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar.

Kthimi në Hotel.

Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke.

Hyrja 40 Euro – Qëndrimi 3 orë.

Kthimi në Hotel

Fjejte në hotel.

3⃣Dita e Tretë:

Paradite të lirë. 

Pasdite, Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.

Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. 

Hyrja 10 Euro – Qëndrimi 2 orë

Vazhdon udhëtimi për në Qendrën Tregtare.

Të lirë në Qendrën Tregare.

Transferta për në Aeroport. 

Fluturimi për në Tiranë. 

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-101

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Paketa Guide Stamboll 2024

OFERTA STAMBOLL
( 2 Nete 3 Dite )

Paketa ne stamboll

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-103