Udhetim ne Stamboll 2 Nete 59€

Previous
Next

Udhetim ne Stamboll 2 Nete

UDHETIME NE Stamboll : Udhetimi Kushton 59 Euro Personi ne dhome dyshe. Qe te perfitoni kete cmim duhet te rezervoni per 2 persona ne dhome cift. Nese deshironi te udhetoni vetem nje tarife extra mund te shtohet sepse zini nje dhome dyshe.
Nisje per Kete Udhetim behet ne Daten 27 Nentor

SHPERNDAJE ME NJE MIK/MIKESHE QE TE NDANI UDHETIMIN BASHKE

Share on facebook
Facebook
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram
Udhetime Ne Stamboll Dita e ParE: 

Nisja nga Tirana në oren 13.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Shkupit dhe Sofjes për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.

Udhetime Ne Stamboll Dita e DytE: 

Dita e Dytë: Mbrritja në Stamboll rreth orës 08.00, Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Kthimi në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

UDHETIME NE STAMBOLL DITA E trete: 

Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.

UDHETIME NE STAMBOLL DITA E katert: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë nëpërmjet Sofjes she Shkupit. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë,

Në pagesë Per Udhetime Ne stamboll përfshihen:

-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.

-Akomodimi 2 netë në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit

-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.

-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)

-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit

Kujdes: SIGURACIONI I SHËNDETIT NË UDHËTIM ËSHTË I DETYRUESHËM

Pse te bejme nje Udhetim ne Stamboll

Stambolli, i njohur nderkombetarisht si İstanbul, eshte qyteti dhe porti me i madh i Turqise. eshte qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale ne vende. Me nje popullsi prej rreth 14,8 milion banore, eshte nje nga qytetet me te populluara ne bote. Stambolli eshte ndertuar ne vendin e qytetit te lashte greke Bizantion, quajtur keshtu nga Byzas e Megaras, i cili e themeloi ate ne vitin 667 pes. eshte ndertuar ne te dy anet e Golden Horn (turq. Halic) ne hyrjen jugore te ngushtices se Bosforite, e cila me nje gjatesi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi (turq. Karadeniz) ne veri deri ne Detin Marmara ne jug. Ne kete menyre eshte i vetmi qytet ne bote i cili gjendet ne dy kontinente, Evrope (Thrakes Lindore) dhe Azi. Qyteti modern eshte i ndare ne tre zona kryesore, Stambollin e vjeter (turq.eminonu dhe Fatih ), zona e Beyoglu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Scutari (turq. Uskudarit) se bashku me periferine tjere ne anen e kundert aziatik te Bosforit.

Gjate gjithe koherave ka qene kryeqyteti i tre perandorive te njepasnjeshme: Perandorise Romake (dhe vazhdimesine e saj Perandorise Bizantine (324 – 1453), Perandorise jeteshkurter Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453 – 1922). Si kryeqytet i Perandorise Bizantine ishte qendra e elementit grek per me shume se nje mije vjet. Zonate historike te qytetit, monumente te rendesishme, jane te zoteruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet jane Xhamia Ajasofja (tur.Ayasofya Camii) pallati Topkapi, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia e kalter). Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e pare ne Turqi.

Udhetime te tjera me Autobus !

Ju mund te shikoni te gjitha udhetimet tona me autobus duke klikuar ne linkun e meposhtem.

OFERTA ME AUTOBUS

Hima Travel ju ofron gjithmone mundesite me te mira dhe komode per udhetime turistike.

Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Opsione Te Tjera !