Oferta Turistike Spanje & Portugali Me Guide 2023

799 € /P 8 Nete 9 Dite

21 Nentor-799 Euro/P

keni nje pyetje ?

whatasap ose call 🙂

PERMBLEDHJE E TURIT

TE PERFSHIRA NE OFERTE : 

✅ • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë  dhe Madrid – Tiranë.

✅ • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

✅ • Akomodim në hotel për 8 net

✅ • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

✅ • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

✅ • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

❗Në pagesë nuk përfshihen: 

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume

❗❗KUJDES:

Hima Travel nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, ose nëse pashaporta juaj është nën 120 ditë e vlefshme. 

Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 19.05. Mbrritje në Barcelonë në orën 21:45. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në hotel. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Barcelonës: Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Vazhdohet në lagjen Gotike të Barcelonës, me Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner. Përfundoihet me Sheshin Placita de la Seu, ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë., Vizitë: Parku i mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi, Sagrada Familia, Katedralja e jashtëzakonshme, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës, Aquariumi i Barcelonës, Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit dhe Torre Agbar. Pasdite, vizitë: Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d’Arts. Shëtitja vazhdon tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit, Rruga tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial. Vazhdon vizita: Marina Olimpike me dy kullat më të larta, si Hotel Arts dhe Mapfre dhe tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Fjetje në Hotel. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zaragossa. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa. Vizitë panoramike në Zaragosa: Parku Makanaz, buzë lumit Ebro, Ura monumentale Puente de Piedhra, Sheshi Platha del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtëzakonshtme e Zonjës sonë Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit, Paseo de Fernando de Catolico, Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Pasdite, Nisja për në Valencia. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë pa ndalesa. Mbrritje në Valencia. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Valencias, si: Platha de la Reina, Palathio de Kongresos, Planetarium, Muzeu i Shkencave, etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Granada. Udhëtmi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Pushime të shkurtra gjatë udhëtmit. Vizitë në Granada, ku vizitohet: Pallati i Alhambrës, Alcazaba, Kopshtet Generalife dhe Monumente të tjera të qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Malaga. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Malaga është kryeqyteti i Costa del Sol dhe vendlindja e piktorit të famshëm Pikaso. Vizitohen rrugicat karakteristike, kopshtet dhe bulevardet, Katedralja e quajtur La Mankita dhe keshtjella me muret rrethues. Nisja për në Cordoba. Udhëtimi zgjat 2 orë. Në Cordoba vizitohen: Kështjella Alcazar, Xhamia. e filluar si xhami dhe e shndërruar ne kishë, tregu i vjetër. Vazhdon Udhëtimi për në Sevilje, zgjat 2 orë. Në Sevilje vizitohen: Univeristeti, Fabrika e vjetër e Duhanit, Plaza de Espana, Kulla e Artë, Ura Isabel II, Katedralja e Sevijlle. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Lisbonë. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritje në Lisbonë. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Lisbonës, si: Torre de Bolem, Padrao dos Desombrimentos Mosteiro dos Jeronimos. Vizitohen lagjet Bairro Alto, lagja qëndrore, monumenti Santa Justa, katedralja e Lisbonës, Stadiumi Estadio da Luz, Kështjella Sao Jorge, Ura 25 Abril, Ura Vasco de Gama, Akuariumi i Lisbonës etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi në hotel. Nisja për në Sintra, ku vizitohet Pallati Pena. Nisja për në Porto. Udhëtimi zgjat rreth 3.5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Porto. Vizitë e Monumenteve Kryesore të qytetit: Lagjet Ribeira dhe Bolhao, Sample Porto, Ura Dom Luis I, Katedraalja e Portos, Pallati Bolsa, Livraria Lello, Kisha e Shën Francis, etj. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel

Dita e Tetë: Mëngjesi në hotel. Nisja heret në mëngjes për në Madrid. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë. Mbrritja në Madrid. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Madridit, si: Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve, Parkun El Retiro, Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Nëntë: Mëngjesi në Hotel. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madrid në orën 22:55. Mbrritja në Tiranë në orën 02.05. 

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-101

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-101