DATAT E UDHETIMEVE
► 1, 2, 8, 9, 15, 16, 22, 23, 29, 30 Janar
► 5, 6, 12, 13, 19, 20, 26, 27 Shkurt
PROGRAMI:
► Nisja nga Tirana ne oren 06:00
► Nisja nga Durresi ne oren 05:15 (Pagese extra 300 Leke/personi)
► Nisja nga Elbasani ne oren 05:15 (Pagese extra 300 Leke/personi)
►(Per realizimin e transfertave nga Durresi dhe Elbasani duhen minimalisht 9 persona pjesemarres)
Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem.
Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona.
Pasdreke ne do të vizitojmë një tjetër fshat të bukur alpin, është Tamara, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit.
Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.
Fundi i shërbimit tonë!
►Duhet të keni me vete:
Çantë shpine, ujë, rroba për ndërresë, fruta të thata, aparat fotografik, çokollatë, veshje sportive për ecje dhe shumë energji, etj.
►Sugjerim:
NËSE NGELENI TË KËNAQUR NGA SHËRBIMI I SHOFERIT APO I GUIDËS NË BAZË TË MUNDËSIVE TUAJA MUND TË VENDOSNI NJË SHUMË MINIMALE SI BAKSHISH PËR VLERËSIMIN E STAFIT TONË!
–NE CMIM PERFSHIHET
*TRANSPORTI ME AUTOBUS KOMOD
*SHOQËRUESI I GRUPIT
NE CMIM NUK PERFSHIHET
*DREKA + PIJE (1200 LEKË OPSIONALE)
SHENIM
► PËR REZERVIM NEVOJITET PAGESË E PLOTË.
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET).
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 1-2 DITË PARA.
POLITIKAT E FËMIJËVE:
0 – 1.99 VJEÇ PA PAGESË
2 – 9.99 VJEÇ 15 % ZBRITJE
MBI 10 VJEÇ PAGESË E PLOTË
Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !
FOTO NGA KLIENTET TANE
CFARE THONE KLIENTET TANE
INFORMACION SPECIAL
Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.
Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00
KONTAKTO TANI
Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp
Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427
Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !
10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.
KONTAKTO TANI
Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp
Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427
ONLINE