Oferta Turistike Zyrih – Gjenev – Bazel 2024

419€ /P 3 Nete 4 Dite

25 Prill – 419 Euro /P

keni nje pyetje ?

whatasap ose call 🙂

PERMBLEDHJE E TURIT

TE PERFSHIRA NE OFERTE : 

✅ • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel – Tiranë.

✅ • Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Zvicër.

✅ • Akomodim në hotel.

✅ • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

✅ • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

✅ • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

❗Në pagesë nuk përfshihen: 

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume

UDHETIMI ESHTE VAJTJE ARDHJE NGA TIRANA

Kujdes:

(Oraret e nisjes dhe mberritjes mund te variojn ne base te orarit te kompanis ajrore.)

Ne cdo rast programi zbatohet i plote.

❗❗KUJDES:

Hima Travel nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, ose nëse pashaporta juaj është nën 120 ditë e vlefshme. 


Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

DETAJET E TURIT

1⃣ Dita e Parë:

Fluturimi direkt me avion Tiranë – Bazel. Nisja në orën 14:20. Mbrritja në orën 16:40. Nisja për në Basel. Shëtitje panoramike në qytet, kalohet mbi urën Wettsteinbrücke mbi lumin Ren që përshkon qytetin mes për mes. Ndalesë afër Muzeut të Artit në qytet nga ku fillon vizita, e cila bëhet në këmbë për të vizituar qytetin e vjetër mesjetar të Bazelit, Katedralen e shek. 11-të, e cila quhet Münster dhe sheshin qëndror Marktplatz ku gjendet edhe bashkia impresionuese e qytetit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel në zonën Bazel – Mulhouse.

2⃣Dita e Dytë:

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Zyrih. Udhëtimi zgjat  reth 1.5 orë. Paradite, Vizitë e qytetit, nga Quaibrücke, Sheshi Seschelaütenplatz, ku gjendet godina e mrekullueshme e Operas së qytetit. Shëtitje në këmbë duke vizituar Rathaus, Grossmünster dhe Fraumünster dhe Peterkirche. Nisja për në Lucernë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Lucernë njihej si “Qyteti i Urave” në Mesjetë. Në Lucernë vizitohen monumentet më të rëndësishme në qytet si Kulla e ujit, Ura Kappelbrücke, Altstadt, Löwendenkmal, kisha e Shën Leodegar etj. Pasdite, vonë Nisja për në drejtim të Bernës. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë, në Bernë, në kryeqytetin Zviceran. Në qytet vizitohet qyteti i vjetër, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO,ku shëtitet për të vizituar Rathaus, vendi ku gjendej shtëpia e Albert Einstein, Katedralen e Bernës, Kulla e sahatit me urën astronomike e cila njihet me emrin Zytglogge, dhe sheshin Marktplatz. Nisja për në Interlaken. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Interlaken.

3⃣Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Intelaken është qytet i bukur, ndërtuar ndërmjet dy liqeneve. Vizitohet qyteti i vjetër, duke shkuar në Untenzee, shëtitje në Hauptshtrase dhe tek rruga kryesore Marktshtrase. Vizita mbaron tek parku Hohëmatë, zona më e madhe e gjelbëruar në Interlaken. Nisja për në Lozanë. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Ky konsiderohet si kryeqyteti olimpik botëror dhe ndalesa e parë do të jetë tek muzeu olimpik në zonën e Ushi. Më pas do të vizitohet qyteti i vjetër, pra qyteti mesjatar si dhe katedralja madhështore e qytetit, Cite, Sheshi Ripon, etj. Pasdite, Nisja për në Gjenevë. Udhëtmi zgjat rreth 2.5 orë. Vizitë në Gjenevë, që cilësohet si kryqyteti botëror i orave, duke qenë se në këtë qytet janë krijuar markat më të mëdha në botë të orave. Ndalesë tek Kopshti anglez, ku shikohet pjesa liqenore e qytetit, Ora prej lulesh. Aty gjendet edhe monumenti që simbolizon bashkimin e Gjenevës me konfederatën. Vazhdon vizita në pjesën e siperme, ku ndodhet qyteti i vjetër. Monumentet më interesante të tij janë Katedralja Kalvinite e Shën Pjetrit, Muri i reformatorëve, Bashkia e qytetit, Muzeu i Armëve Mesjetare. Vazhdon vizita në lumin Ronë, në ishullin e personazhit më të shquar të Gjenevēs, filozofi dhe humanisti Zhan Zhak Ruso, shtatorja e të cilit gjendet në atë ishull. Në fun, vizita përfundon tek zona ku gjenden organizatat ndërkombërare dhe do të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, ku gjendet dhe simboli tepër interesant të karriges me tre këmbë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel pranë Gjenevës.

4⃣Dita e Katërt:

Mëngjesi në hotel. Transferta për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi direkt me avion Bazel -Tiranë. Nisja në orën 17:15. Mbrritja në 19:20.

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-101

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Zyrih-Gjeneve-Bazel 2024

Zyrih - Gjeneve - Bazel
(3 Nete 4 Dite)

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-101