11 Prill
TE PERFSHIRA NE OFERTE :
• Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Bazel.
• Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani.
• Akomodim në hotel per 3 nete qendrimi.
• Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
• Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
• Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume
KUJDES:
Hima Travel nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, ose nëse pashaporta juaj është nën 120 ditë e vlefshme.
Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂
Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !
Dita e Parë:
Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja nga Tirana në orën 14.20. Mbrritja në Bazel në orën 16.40. Nisja për në Baden Baden. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Vizitë në Baden – Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Transferimi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
Dita e Dytë:
Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes – Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo. Pasdite, Nisja për në Karlsruhe. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 2 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Strasburg, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France,Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Fjetje në Hotel.
Dita e Katërt:
Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Nisja për në Colmar. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për nëpër në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 30 minuta. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel – Tiranë. Nisja në orën 17.15. Mbrritja në 19.20.
Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !
FOTO NGA KLIENTET TANE
CFARE THONE KLIENTET TANE
INFORMACION SPECIAL
Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.
Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00
KONTAKTO TANI
Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp
Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427
Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !
10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.
KONTAKTO TANI
Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp
Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427
Rr.Myslym Shyri, Kryeqzimi me Muhamet Gjolleshen
069 70 21 101
kontakt@himatravel.com
E Hene – E Shtune
Ora 09:00 – 21:00
© Hima Travel 2011 - 2025 All rights reserved