Madrid – Barcelone Me Guide 2024

449 € /P 4 Nete 5 Dite

22 tetor – 778 Euro/P

6 Nentor- 484 Euro/P

23 Nentor- 449 Euro/P

keni nje pyetje ?

whatasap ose call 🙂

PERMBLEDHJE E TURIT

TE PERFSHIRA NE OFERTE : 

✅ • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë dhe Madrid – Tiranë.

✅ • Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

✅ • Akomodim në hotel për 4 net, Fjetje 1 natë në Barcelonë, 1 natë në Saragosa, 2 net në Madrid.

✅ • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

✅ • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

✅ • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

❗Në pagesë nuk përfshihen: 

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume

❗❗KUJDES:

Hima Travel nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, ose nëse pashaporta juaj është nën 120 ditë e vlefshme. 

Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

DETAJET E TURIT

1⃣ Dita e Parë:

Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja nga Tirana në orën 17:50. Mbrritje në Barcelonë në orën 20:40. Transferta për në hotel. Sistemimi fjetje në hotel.

2⃣Dita e Dytë:

Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Sheshi Espana, Kodra Monjuik, Stadiumet olimpike, Mirador de Colom, Bulevadi kryesor i Barcelones Las Ramblas,  Barceloneta, Marina Olimpike, Sagrada Famiglia, Camp Nou, Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Nisja për në Saragosa në gjatë pasdites. Mbrritje në Saragosa gjatë mbrëmjes. Fjetje në Hotel.

3⃣Dita e Tretë:

Mëngjesi në hotel. Vizitë panoramike të një prej qyteteve më të rëndësishme të Spanjës. Shëltitjen në këmbë do ta fillojmë nga Parku Makanath, buzë lumit Ebro dhe do kalojmë lumin nëpërmjet urës monumentale Puente de Piedhra. Vizita e parë do të jetë tek Sheshi Platha del Pilar ku gjendet edhe Basilika e jashtëzakonshtme e Zonjës sonë Maries nga Pilar si dhe Katedralja e Salvadorit ne Zaragoza, një nga veprat më spektakolare në Saragosa. Më vonë do të vizitojmë Muzeun e Fransisko Goja. Më vonë do të dalim tek Paseo de Fernando de Catolico për të shkuar deri tek Parku kilometrik Grande Jose Antonio Labordeta. Në mesditë do të nisemi për në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Mbrritje në Madrid. Fillimisht do të shkojmë në sheshin Plaza de Toros, aty ku është një nga arenat e Torreadorëve. Më pas do të shkojmë në Parkun El Retiro.  Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

4⃣Dita e Katërt:

Mëngjesi në hotel. Vizitë me guidë dhe autobus në qytet. Eksploroni qytetin shumë faqesh të Madridit, me atraksionet, si: Rrugët e famshme të Gran Via dhe Kastejana, Sheshet Platha de Espanja, Puerta Del Sol dhe Puerta de Alkala, Platha de Oriente, Mayor, Puerta de la Operal, Ramales, Sakramaneto, dhe Sheshin Kolon. Vazhdohet vizita në Pallatin Mbretëror, i ndërtuar në një kështjelle të vjetër arabe dhe e ndjekur nga stili klasik, italian. Pallati Mbretëror është një nga Pallatet më të ruajtur në Europë dhe i pasur në tapete, orë dhe objekte të çmueshme. Vizita mbaron me një kalim pranë stadiumit Santiago Bernabeu. Fjetje në hotel.

5⃣Dita e Pestë:

Mëngjesi në Hottel. Nisja për në Toledo. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë. Vizitë Panoramike e Monumenteve të Qytetit: Katedralja e Toledos, Fortesa Alcazar, Manastiri Saj Juan de los Reyes, Puerta Bisagra, Puente de San Martin, Mirador del Valle, Sinagoga Juderia, Muzeu El Greco. Nisja për në Aeroportin e Madridit. Fluturimi direkt Madrid – Tiranë. Nisja nga Madridi në orën 21:50. Mbrritja në Tiranë në orën 01:10.

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Madrid-Barcelone 2024

Madrid-Barcelone
( 4 Nete 5 Dite )

Pushime ne Barcelone

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427