Dubai & Indi Me Guide 2024

1399 € /P 7 Nete 8 Dite

6 Mars

keni nje pyetje ?

whatasap ose call 🙂

PERMBLEDHJE E TURIT

TE PERFSHIRA NE OFERTE : 

✅ • Udhëtimi vajtje-ardhje me avion

✅ • Transfertat nga Aeroporti në Hotel në Dubai dhe në Indi dhe anasjelltas

✅ • Akomodim në hotel.

✅ • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

✅ • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

✅ • Hyrjet sipas programit në Monumentet në Indi: Taj Mahal, Humayun Tomb, Qutub Minar, Abhaneri, Amber Fort dhe Shëtitje me Triçikël.

✅• Guida vendase në disa Shëtitje.

✅ • Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

❗Në pagesë nuk përfshihen: 

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume

❗Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:

1. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë – €42

2. Darkë 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervan – €59

3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë- €55

4. Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë – €47

5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë- €47 

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:

1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

❗❗KUJDES:

Hima Travel nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme. 

Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

DETAJET E TURIT

1⃣ Dita e Parë:

Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden.  Fluturimi Direkt Tiranë – Dubai. Nisja nga Tirana në orën 14:30 – Mbrritja në Dubai në orën 21:55 . Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

2⃣Dita e Dytë:

ëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.

(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait – në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.

(Opsionale), Darke magjepsese me pamje nga shfaqja me e bukur ne qytet – Shatervani Kercimtar ne Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te perfshire (uje ose pije freskuese) bashke me transferten nga Hoteli.

Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

3⃣Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel.

(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.

(Opsionale), Bilete hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historine e qytetit, të tashmes së tij duke pasur nje panoramike të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.

(Opsionale), Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.

Transferta në Aeroportin e Dubait. Nisja nga Dubai më 22.15. Mbrritja në Delhi në orën 03.05. Pritja në Aeroportin e Delhit. Transferimi me autobus komod për në hotel. Fjetje në Hotel.

4⃣Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike në Delhi, Kryeqyteti i Indisë. Vizitohen: Kështjella e Kuqe e Shah Jehan, Xhamia Jama Masjid, më e madhja në Indi, Pazaret e Chandni Chowk, Memoriali i Mahatma Ghandi Raj Ghat, Tomb of Humayun, Memoriali i Luftës II Porta e Indisë dhe Rezidenca Presdienciale Rashtrapathi Bhawan. Fjetje në Hotel.

5⃣Dita e Pestë:

Mëngjesi në hotel. Nisja për në Agra. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritja në Agra. Vizitë e Monumentit të famshëm i Dashurisë Taj Mahal. Vazhdon vizita në Kështjellën Agra Fort ku gjenden disa ndërtesa elegante. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

6⃣Dita e Gjashtë: 
Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Abhaneri. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritje dhe vizitë në Abhaneri. Vizitohen Puset me shkallë. Nisja për në Jaipur. Udhëtimi zgjat rreth 2 orë. Mbrritje në Jaipur. Vizitë e Monumenteve kulturore dhe historike: Amber Fort, Maharaja City Palace, Observatori Jantar Mantar dhe Hawa Mahal. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
 
7⃣Dita e Shtatë: 
Mëngjesi ne Hotel. Nisja për në Qutub Minar. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Vizitë e Minaresë Qutub Minar. Vazhdon udhëtimi për në Delhi. Mbrritje në Delhi. Të lirë pë Shopping. Transferta për në Aeroport.
 
8⃣Dita e Tetë:
Nisja nga Delhi në orën 04.00. Fluturimi Delhi – Tiranë nëpërmjet Dubait. Mbrritja në Tiranë në orën 13.00.

 

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Dubai & Indi 2024

Dubai India
( 7 Nete 8 Dite )

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427