Plazh ne Lefkada 5 Nete 6 Dite

MUAJI QERSHOR

Nisje 27 Qershor — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 319€

MUAJI KORRIK

Nisje 4, 11, 26 Korrik — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi  379€

MUAJI GUSHT

Nisje 1, 6, 11, 16, 21, 26,  Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 429€

Nisje 31 Gusht — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 409€ 

MUAJI SHTATOR

Nisje 5 Shtator — 6 Dite (5 Nete) — Cmimi 379€

Akomodimi në hotel Lefkas 4 Yje buzë detit dhe në qendër të Lefkas, qyteti kryesor i ishullit te Lefkadas. Hoteli i rinovuar ne vitin 2023

POLITIKAT E ÇMIMIT PËR FËMIJËT

➤ Fëmijët në moshën 0 – 1.99 vjec paguajnë 80€.

➤ Fëmijët në moshën 2 – 11.99 vjeç përfitojnë 80€ zbritje nga cmimi i afishuar.

Shenim: Kjo politike hyn ne fuqi vetem nese femijet akomodohen ne dhome me 2 te rritur.

PERMBLEDHJE E TURIT

TE PERFSHIRA NE OFERTE : 

✅ • Transporti në Lefkada sipas programit me autobuz / minibuz turistik

✅ • Transferta hotel – plazh – hotel cdo ditë sipas programit

✅ • Akomodimi për 5 netë në hotel Lefkas 4 Yje në qendër të Lefkades dhe buzë detit

✅ • Mëngjeset gjatë qëndrimit në hotel

✅ • Asistencë me guid shqiptare gjatë gjithë udhëtimit

ℹ Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:

NË ÇMIM NUK PËRFSHIHET

a) Drekat dhe Darkat

b) Shezllonet gjatë plazhit

c) Shetitja në 7 Ishuj me traget + dreka e perfshire ne cmim (çmimi 35€ )

d) Boat Party në mbrëmje (çmimi 15€)

e) Taksa e qytetit 3 euro nata për dhomë në hotel me 4 yje. Taksa paguhet në recepsionin e hotelit nga vetë klienti ne momentin e chek in-it.

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

DETAJET E TURIT

1⃣ DITA 1: PLAZH NË PARGA

*Nisja nga Tirana në mëngjes në orën 04.30.

Ndalesa të shkurtra rrugës për pushime. Kalimi i doganes nga pika kufitare e Qafe Bote.

* Mberritja ne Parga ne drek dhe kohe e lire per plazh ne gjirin e Parges. Guida jone do jete nen asistencen tuaj edhe per sugjerimin e restoranteve per te konsumuar dreken.

Pasdite vazhdojme udhëtimin drejt Lefkadës (Transferta Parga – Lefkada : Kohëzgjatja 1 orë e 45 minuta).

Akomodimi në hotel Lefkas 4 yje.

* Mbrëmje e lirë për të shijuar jetën e natës në Lefkada, pasi hotel Lefkas është i pozicionuar në qendrën e qytetit ku ju mundëson të shëtisni lirshëm në qytetin e Lefkas duke shijuar jetën e natës të qytetit dhe gatimet tradicionale të tavernave të ndryshëm buzë detit.

* Pozicionimi i hotelit ne qender te qytetit jep komoditetin e perzgjedhjeve te restorantit sipas deshires edhe buxhetit nga ushqimi i shpejt, girot qe fillon me cmimin 4 eur, deri tek restorantet me gatime mesdhetare dhe deti.

2⃣DITA 2: PLAZH NË KATHISMA

*Mëngjesi në hotel.

*Transferta drejt plazhit më të bukur në Lefkada,  plazhi Kathisma (Transferta hotel – Kathisma – hotel : kohëzgjatja 45 minuta) e perfshire ne cmimin e paketes.

Kohë e lirë në Kathisma për plazh dhe argëtim në beach baret e zonës deri në orën 16:00 dhe kthimi në hotel.

*Mbrëmje e lirë.

———————-

*Në mbrëmje, opsionale Boat Party (Cmimi extra 15 euro/person me 1 pije të përfshirë).

Anija shndërrohet në një beach bar me Muzikë, perfomancë me DJ dhe drita, fishekzjarre, Coctails, per një atmosfere mbresëlënëse. Anija do të ankorohet në një plazh të virgjër për disa ore, ku më guximtaret mund të lahen ne det. Muzika dhe festa nuk do të ndalet në asnjë moment. Anija do ketë DJ më të mirë të Lefkades qe do ju garantojnë krijmin e një super atmosfere te paharrueshme.

3⃣DITA 3: LEFKADA (SHËTITJE ME TRAGET NË 7 ISHUJ)

*Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit do të nisim aventurën BLU, ku në portin e Nidrit (30 minuta nga hoteli dhe transferta do realizohet me transportin tone, sherbim i perfshire ne cmim) na pret trageti për të vazhduar lundrimin nëpër ishujt magjepsës të Lefkadas.

E gjithë dita e tretë do të jetë e dedikuar për të vizituar bregdetet e Lefkades.

Lundrimi fillon në mengjes duke përshkuar ishullin e Lefkadës deri në ndalesan e pare per plazh ne Porto Katsiki dhe Egremi. Kohë e lirë për plazh në Egremi dhe Porto Katsiki.

Turi me anije vazhdon më pas drejt plazheve dhe ishujve të njohur si Meganisi, Scorpions, Porti Fiskardo, ishulli Itaka (ku ka qëndruar Odise sipas mitologjise) dhe shpella Papanikolis.

Ndalesë gjithashtu në ishullin Kafalonia për të vizituar qytetin port të Fiskardos.

Kthimi më pas në portin e Lefkadës në Nidri rreth ores 18:00

Kjo shëtitje e mrekullueshme është opsionale dhe kushton 35€ dhe në cmim ka të përfshirë edhe drekën ((3 sufllaqe 80gr secila, sallatë, xaxiq dhe një gotë verë) e cila konsumohet në restorantin e anijës . Lundrimi është i këshillueshëm të ndiqet por jo i detyrueshëm.

*Pas lundrimit, kthimi në hotel. Mbrëmje e lirë.

4⃣DITA 4: KOHË E DEDIKUAR PËR PLAZH NË LEFKADA

*Mëngjesi në hotel.

*Transferta drejt qytezës së bukur Agio Nikita për plazh. (Transferta hotel – Agio Nikita – hotel: kohëzgjatja 30 minuta). e perfshire ne cmimin e paketes.

*Kohë e lirë në Agio Nikita për plazh dhe argëtim në beach baret e zonës deri në orën 17:00 dhe kthimi ne hotel.

*Mbrëmje e lirë.

5⃣DITA 5: PLAZH NË KATHISMA

*Mengjesi ne hotel

*Transferta drejt plazhit më të bukur në Lefkada,  plazhi Kathisma (Transferta hotel – Kathisma – hotel: kohëzgjatja 45 minuta) e perfshire ne cmimin e paketes.

*Kohë e lirë në Kathisma për plazh dhe argëtim në beach baret e zonës deri në orën 17:00 dhe kthimi ne hotel.

*Mbrëmje e lirë.

DITA 6: PLAZH NË PREVEZA

*Mëngjesi në hotel.

*Pas mëngjesit nisja drejt Prevezës, në Kanali Beach.

*Kohë e lirë për plazh dhe argëtim në beach baret e zonës deri në orën 15:00.

*Pas dreke nisja për kthim në Shqipëri

*Mbërritja në darkë, fundi i shërbimit tonë.

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Lefkada Udhetim me Guide
Plazh ne parga 2023 lefkada

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427