14 & 29 Mars –> 329€/P
Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂
TE PERFSHIRA NE OFERTE :
• Udhëtimi vajtje-ardhje me avion
• Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
• Akomodim në hotel.
• Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
• Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
• Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk përfshihen:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume
Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !
Dita e Parë:
Paraqitja në aeroportin e Tiranës minimumi 2 orë përpara nisjes dhe prezantimi me guidën.
Nisja nga Tirana në orën 08:10 dhe mbërritja në aeroportin e Romës në orën 09:40.
Pas mbërritjes do të fillojmë turin : Roma e Shenjtë.
Kjo ditë do ti përkushtohet vizitës në Vatikan. Qyteti i Vatikanit ka qenë rezidenca e Papa-ve që në 1377. Do të fillojmë me Sheshin e Shën Pjetrit, sheshi kryesor përpara Vatikanit përpara të cilit ngrihet me gjithë madhështinë e saj Basilika e Shën Pjetrit, e cila ka filluar të ndërtohet në 1546 sipas një projekti të Mikelanxhelos por që u perfundua në 1589 nga Giacomo della Porta dhe Domenico Fontana. Kupola madhështore e kësaj Basilike projektuar nga Mikelanxhelo dominon sheshin dhe gjithë qytetin e vogël të Vatikanit. Do të bëhet një vizitë e detajuar nga brenda në këtë Basilike në të cilën gjendet një pasuri e vërtetë me vepra arti ku si më të njohurat mund të përmendim “Pieta” e Michelangelos dhe altari madhështor i realizuar në bronz nga Bernini. Kjo guidë do të zgjasë rreth 2 orë duke mos përfshirë hyrjet në muzeumet e Vatikanit.
Pas vizitës në Vatikan do të vazhdojmë me vizitë në Castel S. Angelo, vazhduar me Sheshin Navona ku do të bëhet dhe pushimi i drekës.
Pas dreke vazhdojme me vizitë në Pantheon, një nga objektet më madhështore jo vetëm të Romës por të gjithë Europës.
Akomodimi në hotel. Fjetia në Romë.
Dita e Dytë:
Pas mëngjesit do të vazhdojmë turin: Roma e Lashtë.
Transferta me autobuz nga hoteli tek Parku i Villa Borghese për të vazhduar më pas shëtitjen në këmbë tek Piazza del Popolo, Piazza Spagna, Fontana di Trevi, Via dei Fori Imperiali.
Vizitat e Romës së lashtë vazhdojnë me Teatri i Marcelos, dhe në Sheshin Venezia ku ndodhet dhe monumenti i famshëm Altare dell’Patria, Piazza Campidoloio nga ku mund të shihen dhe Fori Romani.
Ndalesa e radhës do të jetë në simbolin e Romës, në Colosseo (vizitë nga jashtë), dhe me pas në Forumi Romak.
Forumi Romak është pikërisht vendi ku ka filluar qytetërimi i vjetër Romak në vitin 753 BC, ku Romuli vrau vëllain e tij Remus dhe themeloi qytetin në Palatino, në Forumin Romak senatorët konspironin kundër njëri tjetrit, në Coloseo luftonin gladiatorët për jetë a vdekje. E gjithë kjo panoramë jete, luftërash, intrigash, pushteti dhe dëshirash qëndron sot pas 2800 vjetësh për të treguar gjallërisht historinë e krijimit të qytetërimit.
Kthim në hotel në pasdite. Fjetia në Romë.
Dita e Tretë:
Mengjesi ne hotel.
Pas mengjesit transferohemi në një ndër qendrat tregtare më të mëdha të Italise, Roma Village, per shopping.
Pas shopping në orën 13:00 nisemi për në aeroportin e Romës. Pas procedurave doganore, nisja në orën 17:00 nga Roma, fluturim direkt dhe mbërritja në Tiranë në orën 18:25
Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !
FOTO NGA KLIENTET TANE
CFARE THONE KLIENTET TANE
INFORMACION SPECIAL
Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.
Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00
KONTAKTO TANI
Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp
Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427
Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !
10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.
KONTAKTO TANI
Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp
Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-47-67-427
Rr.Myslym Shyri, Kryeqzimi me Muhamet Gjolleshen
069 70 21 101
kontakt@himatravel.com
E Hene – E Shtune
Ora 09:00 – 21:00
© Hima Travel 2011 - 2025 All rights reserved