Oferta Turistike Barcelone & Riviera Franceze me guide 2022

399 € /P 6 Nete 7 Dite

19 Shtator : 399 Euro /P

keni nje pyetje ?

whatasap ose call 🙂

PERMBLEDHJE E TURIT

Nese deshironi te ja dergoni nje miku ofertat 🙂

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook

TE PERFSHIRA NE OFERTE : 

✅ • Udhëtimi me autobus Tiranë – Rijeka – Nisë – Barcelonë – Milano – Tiranë.

✅ • Akomodim në hotel: Fjetje 2 netë në Barcelonë, 1 natë në Rijeka, 1 natë në Nisë, 1 natë në Marsejë dhe 1 natë në Trieste.

✅ • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.

✅ • Shëtitjet me autobus sipas programit.

✅ • Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

❗Në pagesë nuk përfshihen: 

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

DETAJET E TURIT

1⃣ Dita e Parë:

Nisja në orën 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat.Vazhdimi i udhetimit për në Rijeka. Mbërritja në Rijeka. Sistemimi në Hotel.

2⃣Dita e Dytë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Nisë. Ndalesë e shkurtër në Monte Carlo për rreth 2 orë, ku vizitohet  ku do të vizitohen Kodra La Rocher Ku gjendet Muzeu Oqeanik, Parku i Greys Kelly, Katedralja e Shen Nikolles, më vonë vizita vazhdon në Portin e Condemine si dhe te Kazinoja e Monte Carlos. Vazhdimi i udhëtimit për në Nisë. Mbërritja në Nisë. Sistemimi në Hotel. Shëtitje në mbrëmje në Nisë ku do të vizitohen Rruga Kryesore e qytetit Rue de Jean Medecine, Esplanade Des Anglais, Sheshi Massena, Katedralja e Shën Nikollës, Palais de Justice.

3⃣Dita e Tretë:

Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Barcelonë. Ndalesë e shkurtër në Kanë (Cannes) për rreth 2 orë, ku do të vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.

4⃣Dita e Katërt:

Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore te Barcelonës, si: Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Palau Catalan, Sheshi Espanja, Barceloneta, Kullat me te larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre, Marina Olimpike, Fshati Olimpik e cila ka qenë shtëpia e atletëve gjatë lojrave Olimpike, Sagrada Familja. Vazhdon vizita në këmbë duke filluar nga Sheshi Catalunya në lagjen ku gjenden dy vepra të Antoni Gaudi si Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera, më pas do të vizitohet Katedralja e Barcelonës, sheshi Shën Jaume, do të shikoni vendet e frekuentuara nga artisiti i famshëm Picasso dhe me pas vizitohet Muzeu Picasso, etj. Pasdite e lirë. Fjetje në Hotel.

5⃣Dita e Pestë:

Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Monserratit. Pasdite, Nisja për në Marsejë. Mbrritje në Marsejë, ku vizitohen Monumenteve kryesore të qytetit: Bazilika e shek të 19 Notre Dame De La Garde, Pallati Longchamp, Harku i Triumfit Tour D’Aix,  Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

6⃣Dita e Gjashtë: 

Mëngjesi në Hotel. Nisja në ora 8.00 për në Milano. Gjatë rrugës nalesa të shkurtra. Mbrritja në Milano, ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Vazhdimi i udhëtimit për në Udine. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.
 
7⃣Dita e Shtatë: 
 
Mëngjesi në Hotel. Nisja nga Trieste për në Shqipëri. Fillimisht do të kalojmë nga Sllovenia dhe nëpërmjet pikës kufitare të Jelsane do futemi në Kroaci ku do të kalojmë nga Rijeka dhe pjesa bregdetare e Bregdetit Dalmat. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë.

Deshironi te Informoheni me shume ? Kontaktoni ne chat !

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 3 muaj i vlefshem nga data e nisjes.

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 10:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-101

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-70-21-101