
SHPERNDAJE ME NJE MIK/MIKESHE QE TE NDANI UDHETIMIN BASHKE
Nisja nga Tirana ne oren 21.00 te nje nate me pare. Udhetimi me autobus nepermjet Shkupit dhe Sofjes per ne Stamboll. Pushime te shkurtra gjate rruges. Mbrritja ne Stamboll rreth ores 20.00. Fjetje ne Hotel.
Mengjesi ne Hotel. Vizite panoramike me guide ne Monumentet Kryesore te qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Baziliken e famshme te Shen Sofise, shetitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Arte nepermjet Ures se Gallates, kalim ne urat e varura te Bosforit per te kaluar ne Kontinentin Aziatik, vizite ne piken turistike te Çam Lixha (piken me te larte te qytetit, kodra e te dashuruarve). Kthimi ne Hotel. Sitemimi dhe Fjetje ne Hotel.
-Udhetimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi 3 nete ne hotel ne qender te pjeses Evropiane te Stambollit
-Mengjeset per te gjithe ditet e qendrimit.
-Shetitjet ne Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqerues dhe guide shqiptare, per te gjithe ditet e qendrimit
Kujdes: SIGURACIONI I SHENDETIT Ne UDHETIM ESHTE I DETYRUESHEM
Stambolli, i njohur nderkombetarisht si İstanbul, eshte qyteti dhe porti me i madh i Turqise. eshte qendra kryesore kulturore, ekonomike dhe industriale ne vende. Me nje popullsi prej rreth 14,8 milion banore, eshte nje nga qytetet me te populluara ne bote. Stambolli eshte ndertuar ne vendin e qytetit te lashte greke Bizantion, quajtur keshtu nga Byzas e Megaras, i cili e themeloi ate ne vitin 667 pes. eshte ndertuar ne te dy anet e Golden Horn (turq. Halic) ne hyrjen jugore te ngushtices se Bosforite, e cila me nje gjatesi prej rreth 35 km lidh Detin e Zi (turq. Karadeniz) ne veri deri ne Detin Marmara ne jug. Ne kete menyre eshte i vetmi qytet ne bote i cili gjendet ne dy kontinente, Evrope (Thrakes Lindore) dhe Azi. Qyteti modern eshte i ndare ne tre zona kryesore, Stambollin e vjeter (turq.eminonu dhe Fatih ), zona e Beyoglu (turq. Beyoglu) me rrethin e Galatas, dhe Scutari (turq. Uskudarit) se bashku me periferine tjere ne anen e kundert aziatik te Bosforit.
Gjate gjithe koherave ka qene kryeqyteti i tre perandorive te njepasnjeshme: Perandorise Romake (dhe vazhdimesine e saj Perandorise Bizantine (324 – 1453), Perandorise jeteshkurter Latine (1204-1261) dhe Osmane (1453 – 1922). Si kryeqytet i Perandorise Bizantine ishte qendra e elementit grek per me shume se nje mije vjet. Zonate historike te qytetit, monumente te rendesishme, jane te zoteruara nga viti 1985 nga UNESCO. Disa nga monumentet jane Xhamia Ajasofja (tur.Ayasofya Camii) pallati Topkapi, Xhamia e Sulejmanit I dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia e kalter). Qyteti gjithashtu ka themeluar universitetin e pare ne Turqi.
Ju mund te shikoni te gjitha udhetimet tona me autobus duke klikuar ne linkun e meposhtem.
Hima Travel ju ofron gjithmone mundesite me te mira dhe komode per udhetime turistik
10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.
Rr.Myslym Shyri, Kryeqzimi me Muhamet Gjolleshen
069 70 21 103
kontakt@himatravel.com
E Hene – E Shtune
Ora 08:00 – 21:00
ONLINE