Si çdo verë, edhe këtë sezon Hima Travel ju sjell ofertat më të mira për pushime në Bodrum, Turqi. Ne bashkëpunojmë me disa nga resortet më të njohura dhe të vlerësuara të zonës, duke garantuar një eksperiencë pushimi të rehatshme, luksoze dhe të organizuar deri në detaj – gjithmonë me fluturime direkte charter për në Bodrum.
Shumë klientë nuk janë në dijeni se check-in-i në hotele në Turqi zakonisht fillon nga ora 12:00 deri në 14:00, ndërsa check-out-i në ditën e fundit të qëndrimit ndodh rreth orës 10:00–12:00.
Kjo do të thotë se, edhe pse ju mund të mbërrini herët në mëngjes në hotelin tuaj në Bodrum, dhoma mund të mos jetë ende gati. Kjo për shkak se stafi i pastrimit ka nevojë për disa orë për ta përgatitur atë pas largimit të klientëve të mëparshëm.
Por mos u shqetësoni – derisa dhoma të jetë e gatshme, ju keni të drejtë të përdorni të gjitha shërbimet dhe facilitetet e resortit, si restorantet, pishinat, plazhin, çadrat, shezllonet dhe të gjitha hapësirat e përbashkëta.
Shumica e hoteleve në Bodrum ofrojnë edhe një dhomë garderobe ku mund të lini valixhet apo sendet personale dhe të filloni pushimet tuaja menjëherë – pse jo, me një koktej freskues buzë detit, ndërsa prisni të sistemohet dhoma?
Për të udhëtuar drejt Turqisë, pashaporta juaj duhet të jetë e vlefshme për të paktën 6 muaj nga data e nisjes. Kjo është një rregull zyrtar, ndaj sigurohuni ta kontrolloni paraprakisht.
Nëse po kërkoni pushime pa stres, me organizim të garantuar dhe eksperiencë të paharrueshme në një nga destinacionet më të dashura të verës, Hima Travel është partneri juaj i duhur për Bodrumin!
Rr.Myslym Shyri, Kryeqzimi me Muhamet Gjolleshen
069 70 21 101
kontakt@himatravel.com
E Hene – E Shtune
Ora 09:00 – 21:00
© Hima Travel 2011 - 2025 All rights reserved