Pushime ne Kolashin

Pushime dimerore ne Kolashin

SHPERNDAJE ME NJE MIK/MIKESHE QE TE NDANI UDHETIMIN BASHKE

Share on facebook
Facebook
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

Pushime ne Kolashin 2021

Pushimet ne Kolashin Gjeni Cmimet me te mira me Hima Travel.

Per Informacion Kontakto ketu – > 00355-069-70-21-103

Hotele ne Kolashin te Rekomanduara nga HIMA TRAVEL

Kategorite e pushimeve ne Kolashin
  • Pushime ne Kolashin Cift 
  • Pushime ne Kolashin Familjare
  • Pushime ne Kolashin All Inclusive
  • Pushime Ekonomike Kolashin

SHPERNDAJE ME NJE MIK/MIKESHE QE TE NDANI UDHETIMIN BASHKE

Share on facebook
Facebook
Share on whatsapp
WhatsApp
Share on telegram
Telegram

Pushime dimerore ne Kolashin

Pushime ne Kolashin
Pushime ne Kolashin

Kolashini eshte nje qytet i vogel malor ne veri-lindje te Malit te Zi qe eshte me i popullarizuari ne dimer sepse eshte afer fushave te skive Kolašin 1450 Metra lartesi dhe 1600 metra . 

Pista e Skive Kolashin
Pista e Skive Kolashin

Dimri eshte koha me e pershtatshme per te zbuluar atraksionet e shumta qe Kolashini ofron.

Kolašin 1450 eshte fusha me e njohur e skive e Malit te Zi dhe eshte vetem 15 minuta me makine nga qendra e Kolashinit.

Rrjedha e Pistes se skive Kolasin
Rrjedha e Pistes se skive Kolasin

Qendra e Skive Kolashin

Ski ne Kolashin
Ski ne Kolashin

Pushimet dimerore nuk kane kuptim pa debore, ski, shetitje ne mal.

Qendra e skive ndodhet ne lartesine 1450 metra dhe kryesisht per te shkuar atje hotelet ofrojne transport, por ka edhe autobus linje. 

Eshte gjithsej 14 kilometra, me nivele te ndryshme te veshtiresise, ne menyre qe te gjithe skiatoret te ngelen te kenaqur.

Çmimet e skive jane mjaft te lira, per nje dite kushtojne: 15 Euro te rriturit dhe 11 Euro femijet.

Pajisjet kushtojne 10 Euro, ndersa snowbordet 10 Euro per te rriturit dhe 8 Euro per te vegjlit. Paisjet mund ti merni direkt ne zonen e skive.

Ndodhen 7 teleferik per te zhvendosur skiatoret nga njera piste ne tjetren dhe keni mundesine te shijoni pamjen e mrekullueshme qe natyra ju ofron. 

Do shijoni nje panorame madheshtore te malit Bjellasica dhe te parkut nderkombetar.

Hotelet me te mira ne Kolashin

Kolashini gjithashtu ofron disa hotele shume te mira nese doni te kenaqni veten me pak luks, dhe me cmime te lira.  

Hotelet me te mira qe ju sygjerojme jane:

Bianca Resort & Spa 

Bianca Resort
Bianca Resort

Bianca Resort ne Kolasin eshte nje hotel  i rrethuar nga pisha qe ju dhurojne nje pamje te mrekulluesheme spektakolare. 

Te gjitha dhomat dhe holli i hotelit, ne brendesi jane prej druri. Dhomat luksoze dhe komode jane te pajisura plotesisht me komoditet qe plotesojne kushte te standardeve te larta. 

Arkitektura e Resortit bazohet ne idene e nje shtepize gjahu ne male, Bianca Resort dominon ne Kolasin me kete pamje te jashtme unike.

Bianca Resort & Spa ofron nje restorant nderkombetar à la carte , ndersa Restoranti Bianca sherben kuzhinen kombetare. 

Ekziston gjithashtu nje lobi bar, nje kafene qe sherben sanduiçe, embelsira dhe akullore, nje klub nate dhe nje Wellness Center, si dhe sherbim ne dhome 24 ore.

Zona e Kolashines ndodhet ne 954 m mbi nivelin e detit dhe ofron pushime te shkelqyera si ne dimer ashtu edhe ne vere.

Paketa Viti i Ri 2021 Bianca Resort

Datat : 30 Dhjetor – 2 janar / 3 nete 624 Euro 2 Persona

Oferta Perfshin :

• Mengjesi dhe Darka

• Hyrje falas ne qendren Spa dhe Fitness (pishine, sauna, palester dhe xhakuzi)

• Parkim falas. Wi-Fi falas

SHENIME :

• Paketat nuk perfshijne tatimin e detyrueshem dhe sigurimin 1.50 € per person ne dite, 0.50 € per femije ne dite

• Sherbimi i pa perdorur nuk do te zbritet nga çmimi i paketes.

KUJDES : Argetimi me muzike live ende nuk eshte konfirmuar dhe kjo varet nga situata Covid-19 e cila me vone do te percaktohet nga Trupi yne Kombetar i Koordinimit per Semundjet ngjitese. Ne rast se NCB lejon organizimin e argetimit me muzike live, ai do te perfshihet ne çmimet e lartpermendura.

Paketa Dimerore Bianca Resort

PERFSHIHEN :

• Paketa eshte e vlefshme nga 5 Janar deri me 10 Mars 2021. 

• Tre nete / 4 dite -399 € per 2 persona

• Paketa perfshin mengjes dhe darke

• Hyrjet falas ne qendren Spa & Fitness (pishine, sauna, banjo turke, palester dhe dhome relaksi)

• Parkim falas. Wi-Fi falas

Four Points by Sheraton Kolasin

Four Points by Sheraton
Four Points by Sheraton

Four Points by Sheraton  ndodhet ne qender te Kolashinit. 

Ofron akomodim komod, te mobiluar ne menyre moderne te zbukuruar ne stilin Alpin, i mbuluar nga druri i cili te jep nje ndjenje te ngrohte, ofron parkim falas dhe Wi-Fi falas ne te gjithe strukturen.

Ju ofron gjithçka qe ju nevojitet, me nje staf shume miqesor dhe ushqim shume te mire. 

Ka nje sauna, vaske te nxehte, sallon masazhesh ne dispozicionin tuaj. 

Dhomat jane te pajisura me TV te sheshte satelitor, minibar, mjete per berjen e kafese apo cajit, banjo private me mjete per tharje flokesh dhe mbajtje tualetesh, si dhe dush.

Gjithashtu, nje staf i trajnuar mund te kujdeset per femijet tuaj ne sektorin e lojes se femijeve. Natyra perreth Hotel Sheraton Kolasin eshte e mbushur me pyje, male, e liqene qe presin te zbulohen e qe pelqehen nga cdo moshe.

Four Points Sheraton Kolasin ofron kuzhine Rajonale, Europiane, dhe Ruse.  

Hotel Cile Kolasin – Kolashin

Hotel Čile Kolashin
Hotel Čile Kolashin

Hotel Cile Kolasin eshte nje hotel me tre yje ne Kolashin, Mali i Zi. 

Hotel Cile ndodhet prane sheshit kryesor te qytezes. 

Eshte i vendosur 960 metra mbi nivelin e detit dhe 8.5 km nga  sheshi i Skive i rrethuar  nga pylli i virgjer i Parkut Kombetar Biogradska Gora. Shpatet jane te pershtatshme per fillestaret dhe per skiatoret e avancuar.

Ofron mikrepritje per te gjithe vizitoret vendas dhe nderkombetare.

Hoteli eshte nje baze ideale nga ku mund te nisesh per te eksploruar malet perreth. 

Nxitoni te kontaktoni te paret per te marr ofertat me te mira!!

Gatimet tradicionale ne Kolashin

Gatimet tradicionale Kolashin
Gatimet tradicionale Kolashin

Përveç skive dhe teleferikut, keni mundësine të përdorni edhe motorët e bores qe e bejne akoma me terheqes kete vend, por edhe të shijojoni gatimet e shijshme tradicionale qe Kolashini ju ofron.

Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është gjithashtu një tjetër arsye qe duhet ta vizitoni Kolashinin.

Ushqimi në Kolashin është i shijshëm, mishi ka aromë fantastike dhe të shkrihet në gojë, sidomos ai i tymosuri. Çmimet e një pjate variojnë nga 3 euro sallata, te 7 euro pjatat kryesore e kjo në restorantet karakteristike të zonës.

Disa nga specialitetet e kuzhinës së kësaj zone qe nuk duhet ti lini pa i provuar janë kaçamaku, byreku , corba, mish qengji si dhe bakllavaja.

Kosi, kajmaku dhe djathi janë pjesë përbërëse e tryezës. Pyjet janë plot me fruta që përdoren në përgatitjen e specialiteteve.

Mos lini pa provuar rakinë vendëse të kumbullës, por dhe “Dunja”, rakinë e ftoit me aq shumë shije.

Kolashini gjate sezonit vere-vjeshte 

Gjate ketyre sezoneve eshte gjithashtu I preferuar nga shume turiste, te cilet eksplorojne bukurite e ketij vendi.

Parku i aventurave  Kolashin

Parku i aventurave Kolashin
Parku i aventurave Kolashin

Prane Bianca Resort  do te gjeni nje park aventurash ne fillim te masivit pyjor, I cili qendron hapur ne 12 muajt e vitit e eshte nje mundesi ndryshe argetimi.

Eshte ideal per familjet qe pelqejne aventurat.

Ekzistojne tre nivele veshtiresie per te zgjedhur dhe kushton 6-10 € per person. 

Nje shetitje e shkurter me kale Kolasin

Xhiro me Kale
Xhiro me Kale

Me kete tur do mahniteni nga peisazhet e bukura te parkut kombetar. 

Nuk keni nevoje per ndonje pervoje, turi ju ofron mesimet e para te kalerimit. 

Kuajt jane vertet paqesore dhe miqesore.

 Turi  fillon nga fshati afer Kolashinit. Kodrat e bukura te parkut kombetar jane ideale per nje xhiro me kale. 

Ky tur perfshin: kuaj, pajisje, udhezues, mesime , hyrje ne parkun kombetar,akomodimi gjate nates,  dreke, darke dhe mengjes dhe transferime. 

Turi eshte i gjate rreth 24 ore.

 

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Opsione Te Tjera !