Dokumentat e Kerkuara

Te gjitha Destinacionet qe lejohet te udhetoni per Turizem me pasaporte Shqipetare i keni me poshte te Listuara.

Kujdes Informacioni eshte i kopjuar nga Aeroporti i Rinasit si rrjedhoje kompania Hima Travel & Tours SHPK nuk mban pergjegjesi per saktesine e informacionit te publikuar ne kete postimi.

Per informacion te sigurte prej dinamikes se ndryshimeve qe ndodhin aktualisht ju sygjerojme te interesoheni prane ambasades se shtetit qe do udhetoni.

Duke filluar nga data 31 korrik 2021, shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë edhe për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim) nëse plotësojnë kushtet e mëposhtme:
-pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar prej tyre në formularin PLF (Passenger Locator Form) dhe pas karantinës duhet të bëjnë testin PCR.


-sipas ligjit në fuqi, pasagjerët duhet të kenë të rezervuar akomodimin e tyre, të kenë të ardhura të mjaftueshme financiare për qëndrimin e tyre si edhe të kenë biletën e kthimit brenda 90 ditëve.


-pasagjerët që janë vaksinuar me vaksinat e njohura nga EMA (Agjencia Evropiane e Barnave), konkretisht me Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson duhet të jenë të pajisur me pasaportën e vaksinimit (certificazione verde/ green pass), të lëshuar nga autoritetet lokale ku është bërë vaksinimi. Kjo kategori nuk ka nevojë për test PCR ose antigjenik para fluturimit.


-nëse pasagjeri nuk është i/e vaksinuar ose nëse nuk ka një cikël të plotë vaksinimi (ose nuk disponon pasaportë vaksinimi), ai duhet të paraqesë rezultatin e një kontrolli biologjik virologjik (PCR) 72 orë para nisjes ose të ekzaminimit antigjenik të kryer në më pak se 48 orë para nisjes.


-fëmijët nën moshën 6 vjeç NUK kanë nevojë për test PCR.


-çdo pasagjer që fluturon nga destinacionet e Italisë drejt Shqipërisë, duhet të plotësojë formularin e vetëdeklarimit (EU PLF)


– teksa plotësojnë formularin PLF, pasagjerët DUHET të zgjedhin: listën e vendeve “D”, si vendi i nisjes.
https://app.euplf.eu/#/


-personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye TË VËRTETUARA pune, shëndeti ose emergjenca, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë.
Këto rregulla janë në fuqi deri më datë 30 gusht 2021.

📌 Njoftim
✈Gjermania heq kufizimet e hyrjes së udhëtarëve shqiptarë nga Shqipëria në Gjermani
📌Qeveria Federale Gjermane ka hequr të gjitha kufizimet e hyrjes për personat me banim në Shqipëri. Efekti i këtij vendimi fillon sot, ditën e dielë, më 20.06. 2021. Udhëtimet drejt Gjermanisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, duke filluar nga kjo datë janë përsëri të lejueshme për të gjitha kategoritë e udhëtimit.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Gjermani kërkohet nje nga këto kritere:
1) një test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose është vaksinuar (vaksinimi me vaksinat e njohura nga EMA).
📌Konkretisht vaksinat që janë të njohura nga Gjermania janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave të aprovuara nga EMA, apo një dozë e Johnson & Johnson.
📌Për udhëtarët, që hynë në Gjermani në rrugë ajrore, vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
📌Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendur në linkun https://www.pei.de/impfstoffe/covid-19 apo të shëruarit (jo më pak se 28 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 6 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, i formuluar në gjuhën gjermane, angleze, franceze, italiane apo spanjolle, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes në rrugë ajrore nga Shqipëria në Gjermani.
📌Nuk është më i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit dhe detyrimi i karantinës.
Për më tepër informacion vizitoni https://tirana.diplo.de/al-de/aktuelles/-/2365220 dhe www.tirana-airport
✈Ju faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport

KUJDES: Informacion nga Aeroporti i Rinasit 
Lajm i mirë 👏
✈Greqia heq kufizimet e hyrjes për udhëtarët shqiptarë me pasaportat biometrike
📌Udhëtimet drejt Greqisë të personave me banim në Shqipëri dhe pasaporta biometrike, janë sërish të lejueshme.
Për të gjithë pasagjerët e Tirana International Airport që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
1) Test COVID, ose
2) një dëshmi që personi e ka kaluar
3) ose çertifikata e vaksininimit (vaksinimi me vaksinat e njohura si më poshtë)
📌Konkretisht, vaksinat e njohura për të udhëtuar në Greqi janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Sinovac dhe Johnson & Johnson. Për pasaportat biometrike kërkohen dy dozat e vaksinave, së paku 14 ditë nga doza e fundit apo një dozë e Johnson & Johnson, 14 ditë nga doza.
📌Për udhëtarët, që hynë në Greqi vazhdon të jetë në fuqi detyrimi i një testi përpara nisjes (test PCR- jo më herët se 72 orë përpara fluturimit, ose test antigen, jo më herët se 48 orë përpara fluturimit).
📌Udhëtarët e vaksinuar plotësisht me një prej vaksinave të përmendura apo të shëruarit (jo më pak se 60 ditë pas shërimit dhe jo më shumë se 9 muaj pas tejkalimit të infeksionit), të cilët zotërojnë një dokument që provon vaksinimin apo shërimin, në versionin hard copy apo atë digjital, nuk është e nevojshme të paraqesin një test negativ në momentin e hyrjes nga Shqipëria në Greqi.
📌 Ky dokument duhet të jetë në gjuhët: i formuluar në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht ose rusisht.
📌Eshtë i detyrueshëm regjistrimi digjital i udhëtimit (PLF) 24 orë përpara udhëtimit. Ju lutem gjeni formularin në këtë link:
📌 Pasagjerët do të marrin një kod QR i cili do të përdoret nga Mbrojtja Civile Greke për identifikimin e testit Random Covid-19 pas mbërritjes. Familjet gjithashtu mund të pranohen me vetëm një e-mail të përbashkët konfirmimi PLF dhe gjithashtu mund të pranohen me kodin e tyre unik PFL/QR.
📌 Pasagjerët duhet të jenë në gjendje t’u demonstrojnë autoriteteve, kodin QR në një format elektronik ose të shtypur, pas mbërritjes në Greqi.
📌Fëmijët mbi 12 vjeç duhet të kenë patjetër test.
Familjarëve që bashkohen pas kaq kohësh, i urojmë vetëm mbarësi e shëndet.
Ju falenderojmë për bashkëpunimin.
 
✈ Lajm i mirë👏/Austria
Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
1) Asnjë kriter testi
2) Asnjë kriter vaksine
3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë
📌I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.
Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.
✈Tjetër lajm i mirë👏/Hollanda
📌 Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.
 
Kerkohet nga data 8 gusht

– çertifikatë vaksinimi me një prej vaksinave të miratuara nga EMA ose OBSH

(https://www.government.nl/topics/coronavirus-covid-19/visiting-the-netherlands-from-abroad/requirements-for-proof-of-vaccination )

ose

– test PCR të kryer deri në 48 orë përpara udhëtimit.

Për më shumë informacion mbi regjimin e lëvizjes, aksesoni në:

https://www.nederlandwereldwijd.nl/landen/albanie/reizen/reisadvies
📌ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link:
📌Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën.
Franca ✈
📌 Franca, nga sot, më 25 Qershor 2021, zbut kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike në këtë vend. Edhe te pavaksinuarit mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit ose test antigen.
📌 Franca e kaloi Shqipërinë në listën jeshile të vendeve me rrezik shumë të ulët infektimi.
📌 Ju rikujtojmë se tamponi PCR mund të kryhet në aeroport apo edhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, nuk kryhet në aeroport, por e gjeni në institucione mjekësore të licensuara.
📌 Ju rikujtojmë gjithashtu kush është i vaksinuar me Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, është i lirë të hyjë në Francë. Vaksinat e tjera, ende nuk njihen.
📌 Prova e vaksinimit është e vlefshme nëse lejon të vërtetohet përfundimi i një kohe të plotë të vaksinimit, përkatësisht:
• 2 javë pas injeksionit të 2-të për vaksinat me injeksion të dyfishtë (Pfizer, Moderna, AstraZeneca);
• 4 javë pas injeksionit për vaksinat me një injeksion të vetëm (Johnson & Johnson);
• 2 javë pas injeksionit për vaksina te njerëzit me histori të Covid-19 (kërkohet vetëm 1 injeksion).
Danimarka ✈
📌 Danimarka, nga sot, më 25 Qershor 2021, heq kufizimet për hyrjen e udhëtarëve shqiptarë me pasaportë biometrike. Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë, mjaft të kenë një PCR të 72 orëve të fundit, test antigen ose çertifikatën e vaksinës së aprovuar nga EMA.
📌 Ju bëjmë me dije se vaksinat e miratuara nga EMA për hyrjen në Danimarkë, janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.
📌 Nuk duhet test për:
1) Për pasagjerët nën 15 vjeç
2) Pasagjerët që vërtetojnë rezultatin pozitiv të testit Covid-19 mes periudhës 14 ditë dhe 8 muaj nga dita e udhëtimit
Ju falenderojmë për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
Belgjika ✈
📌 Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.
📌 As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.
📌 Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
Spanja ✈ Përditësim
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë për në Spanjë
📌 Nëse jeni duke përgatitur një udhëtim për në Spanjë, ju rikujtojmë se për shkak të krizës shëndetësore COVID-19, do të jetë e detyrueshme të paraqisni një Formular të Kontrollit Shëndetësor pas mbërritjes në aeroport dhe të merrni më pas një kod QR. Ju mund të përdorni formularin në faqen e internetit www.spth.gob.es ose të shkarkoni aplikacionin Spain Travel Health në celularin tuaj nga e njëjta faqe në internet.
📌 Ju duhet të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor në faqen e internetit ose në aplikacion 48 orë para fluturimit. Pasi ta dorëzoni, do të merrni një email me një 📌 kod QR që do t’ju lejojë të hyni në aeroportin e destinacionit. Mund ta printoni kodin ose ta ruani në telefonin tuaj celular. Formularët e printuar nuk pranohen. Nëse nuk e keni kodin QR, nuk e keni të mundur udhëtimin.
Në aeroportin e mbërritjes
Në aeroportin e destinacionit, ju duhet të tregoni kodin QR që do të skanohet në mënyrë që të keni mundësi të hyni në terminal dhe të merrni bagazhet tuaja.
Ndërkohë mbeten në fuqi:
📌 Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
📌 As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
📌 Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
📌 Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.
Zvicra ✈
📌 Nga sot, 26 Qershor 2021, hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Zvicër.
📌 Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
📌 Vendet që nuk kërkojnë test apo vaksinë për pasaportat shqiptare deri tani janë :
Austria
Hollanda
Belgjika
Zvicra
 
 

 

KUJDES 

 

Informacioni qe eshte hedhur ne kete faqe eshte mbledhur online dhe nuk ju garantojme 100% Saktesine e tij. ( Per informacion me te sigurte referojuni ambasadave te shteteve ku do te udhetoni. )

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 6 muaj i vlefshem nga data e nisjes , per hyrjen ne Turqi !

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 12:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-79-15-513

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email
Hima travel Logo

Hima Travel & Tours

Agjensi Udhetimi & Turistike

10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.

Pushime Verore ne Side

Destinacionet me te preferuara ne TURQI