Alva Donna Exclusive & Spa – 5 *****
Rreth Hotelit :
Alva Donna Exclusive ndodhet në Bogazkent dhe eshte rreth 7 km larg nga qendra e Belek dhe 50 km nga qendra e Antalias. Hoteli ka nje siperfaqe prej 64,000 m2.
Alva Donna Exclusive eshte hapur në vitin 2005 dhe eshte rinovua në vitin 2013.
Sa larg është plazhi më i afërt?
Hoteli ndodhet në plazhin e tij 300 metra të gjatë, i cili është me guralecë. Ekziston edhe një zonë +16 në plazh (vetëm për të rritur). Çadrat, karriget dhe peshqirët e plazhit janë pa pagesë.
Largësia nga Aeroporti
Ky hotel ndodhet 40 km nga Aeroporti i Antalias.
Dhoma
Hoteli ka gjithsej 724 dhoma dhe mund të strehojë gjithsej 1,907 mysafirë. Ai përbëhet nga një ndërtesë kryesore dhe një luksoze. Dhomat jane standarte, dhoma familjare dhe suita.
Të gjitha dhomat jane te dekoruara me shume stil dhe kanë ballkon, kondicioner, telefon, tharëse flokësh, TV plazma me muzikë dhe programe satelitore, pantofla, kasafortë, mini bar (plotësohet çdo ditë me ujë, birrë, lëngje), set për pije të nxehta (çajra, qumësht pluhur, sheqer), Wi-Fi është falas në të gjithë hotelin.
Ushqim dhe pije
Hoteli operon ne sherbimin Ultra All Inclusive, bufe e hapur për mëngjes, mëngjesi i vonshëm, dreka, pasdite ushqim i lehtë, darka dhe ushqim i lehtë në orët e vona. Pije dhe shportë me fruta per mirëseardhje.
Të gjitha pijet alkoolike dhe jo-alkoolike vendore dhe standarde nga importi, çaj, kafe, lëngjet e freskëta frutash vetëm për mëngjes, akullore.
Të ftuarit kanë në dispozicion 9 bare: Cinna Bar, Deluxe Lobby Bar, Festival Bar, Bella Pool Bar, Arena Bar, Beach Bar, Pier Bar dhe Double Day disco Bar, i cili është gjithashtu një diskotekë dhe një pastiçeri.
Hoteli ka gjithashtu 6 restorante a la carte: restorant italian, restorant francez, restorant peshku, restorant Steak House, restorant aziatik dhe restoranti Teppanyaki. Restorantet a la carte duhet të rezervohen paraprakisht.
Sport & Argëtim
Çdo dite programe te ndryshme animuese dhe argetuese. Mundesi te pafundme argetimi dhe clodhje te pershtatshme per te gjitha moshat.
Pishinë e hapur, pishinë me rrëshqitese për të rritur, pishinë luksoze e jashtme dhe e brendshme, pishinë me rrëshqitese për fëmijë, pishinë për fëmijë me ujë deti në plazh, shfaqje në mbrëmje, muzikë live, koncerte, gjimnastikë uji, fusha tenisi dhe pajisje tenisi, basketboll, volejboll, volejboll plazhi, pingpong, gjuajtje me hark, shigjeta, gjimnastikë, disko, qendër fitnesi, futboll, bowling, etj.
Mini klub për fëmijë ku ekipi profesional organizon programe speciale gjatë ditës dhe në mbrëmje.
FACILITETET
FOTO NGA KLIENTET TANE
CFARE THONE KLIENTET TANE
INFORMACION SPECIAL
Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 6 muaj i vlefshem nga data e nisjes , per hyrjen ne Turqi !
Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 12:00
KONTAKTO TANI
Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp
Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-79-15-513
Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !
10 vite eksperience ne fushen e udhetimeve, 25 Agjent gati tju sherbejne per kerkesat tuaja. 16,000+ Kliente na besojne per udhetimet e tyre cdo vit.
ONLINE