Sherwood Exclusive Kemer

Sherwood Exclusive Kemer – 5 *****

Rreth Hotelit :

Sherwood exclusive Kemer ofron sherbime cilesore dhe pushime familjare relaksuese.

Ndodhet ne Göynük, rreth 10 km nga qendra e Kemer dhe rreth 45 km nga qendra e Antalias.

Sherwood exclusive Kemer eshte hapur ne vitin 2014 dhe mbulon nje siperfaqe prej 130,000 m2.

Sa larg është plazhi më i afërt?

Hoteli ka plazhin e tij prej 450 metrash me rere me guralece. 

Largësia nga Aeroporti

Ky hotel ndodhet 55 km nga Aeroporti i Antalias.

Dhoma

Hoteli perbehet nga nje ndertese kryesore trekateshe dhe 45 ndertesa dykateshe dhe aneks trekateshe.Ka 492 dhoma te dizenjuara ne menyre moderne.

Te gjitha dhomat kane ajer te kondicionuar qendror, mini bar (rimbushet çdo dite me uje, lengje dhe birre), set per kafe dhe çaj, TV LCD / Smart, kasaforte, banjo me dush, telefon, tharese flokesh, Wi-Fi.

Dhomat standarde jane 29m2, kane nje krevat dopio ose dy shtreter teke, nje divan, nje banjo me dush dhe nje ballkon / tarrace.

Dhomat superiore jane 35m2. Kjo lloj dhome ka nje krevat dopio, nje krevat tek, nje divan, nje banjo me dush dhe nje ballkon / tarrace.

Suita familjare eshte me madhesi 58-70 m2. Ai perbehet nga dy dhoma gjumi (njera me krevat dopio, tjetra me dy divane) te cilat jane te lidhura me nje dere, kane dy banjo dhe dy ballkone / tarraca.

Ushqim dhe pije

Sherbimi ne hotel eshte Ultra All Inclusive – mengjes, dreke, darke dhe snack ne mesnate (vete-sherbim – zgjedhja e disa pjatave sipas rregullave te hotelit). Koncepti perfshin pije alkoolike dhe joalkoolike, snacks, embelsira dhe akullore lokale ne kohe te caktuara gjate dites.

Mysafiret kane ne dispozicion restorantin kryesor “Fusion”, 10 bare, 4 restorante à la carte dhe nje pastiçeri.

Perveç restorantit kryesor, te ftuarit kane ne dispozicion 4 restorante à la carte – Bruz (restorant turk), Basilico (restorant italian), Mama Cocha (restorant peshku), Waribashi (restorant aziatik).

Hoteli ofron disa bare – Hideout Lobby Bar, Mare Pool Bar, Pranzo Snack Bar, Gilbert Bar, Aqua Bar, VIP Pier Bar, Pier Bar, Disco Bar, 1-2-3 Lake House Bars.

Sport & Argëtim

Hoteli organizon aktivitete te shumta per ju qe te shijoni cdo moment te pushimeve tuaja.

Hoteli ka 11 pishina, nga te cilat 4 me rreshqitese (6 rreshqitese per te rritur dhe 3 per femije). ekziston gjithashtu nje fushe tenisi, pingpong, volejboll plazhi, basketboll, gjimnastike uji, mini futboll, bowling, shigjeta, gjuajtje me hark, palester, internet Wi-Fi, hoteli ofron aktivitete ditore dhe shfaqje natën.

Ka pishina per femije, park ujor, mini klub (4 -12 vjeç), klub “Yoo Teenage” (13-17 vjeç), shesh lojerash dhe menu per femije ne restorantin kryesor.

Mysafiret kane ne dispozicion nje sauna, banje turke (hamami) dhe banje me avull. 

FACILITETET

  • Restorant A La Cart
  • Qender Aerobie
  • Kondicioner
  • Aqua Park
  • Bar
  • Volejboll
  • By the Beach
  • Shigjeta
  • Lojera
  • Futboll
  • Palester
  • Tharese Flokesh
  • Pishine e Brendshme
  • Internet
  • Klub Femijesh
  • Fushe Lojera Femijesh
  • Pishine Femijesh
  • Librari
  • Minibar
  • Pool Bar
  • Restorant
  • Kasaforte
  • Satellite TV
  • Sauna
  • Sunbathing Terrace
  • Sunbeds
  • Swimming Pool
  • Table Tennis
  • Telephone
  • Terrace
  • Turkish Bath
  • Water Sports

FOTO NGA KLIENTET TANE

CFARE THONE KLIENTET TANE

Milena Selimi@MilenaSelimi
Read More
Sherbim perfekt, te sjellshem,te shpejt dhe shum professional. U ndjeva shume mire nga ky sherbim⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Arjani Ani@ArjaniAni
Read More
E sugjeroj kete agjensi ka cmime fantastike dhe sherbimi eshte i mrekullueshem 🙂 vazhdo keshtu jeni me te miret!!! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Bledar Kola@BledarKola
Read More
Agjensia me e lire dhe me e mire me staf sh te sjellshem dhe gati te ndihmojne per cdo problem. Jua sygjeroj te gjithve. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Gerald Lulja@GeraldLulja
Read More
The prices are quite cheap and the service is very fast and precise . yet the best agency in Albania ! ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Lorens Hoxha@LorensHoxha
Read More
Best Agency with very good prices to travel all around the world. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
DonaldTafilaj@DonaldTafilaj
Read More
It is a serious agency, always in readiness for any kind of assistance and support. I have found some of the most economic flights within their office. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Durim Kingji @DurimKingji
Read More
Sherbim shum cilesor dhe cmime te arsyeshme ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Kledi Gjeci@KlediGjeci
Read More
Shum korrekt dhe serioz . Kenaqesi te udhetojme me ju. ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Evi Gribizi@EviGribizi
Read More
Une personalisht nuk kam udhetuar por kam nje feedback super per kete kompani , komunikon dhe mer pergjigje ne kohe reale.jeni me te miret.udhetoni me Hima Travel.
Thabjan Xhota@ThabjanXhota
Read More
Agjenci Serioze me staf serioz dhe te pa pertueshem ne cdo pergjigje,sqarim dhe detaj. Personalisht mbeta shum i impresionuar nga Hima Travel. Ju pergezoj.
Previous
Next

INFORMACION SPECIAL

Kujdes ! Validiteti i pashportes tuaj duhet te jete 6 muaj i vlefshem nga data e nisjes , per hyrjen ne Turqi !

Kujdes ! Check in ne hotel behet ne oren 12 :00-14:00 , Ndersa Check Out -Ne oren 12:00

KONTAKTO TANI

Na kontaktoni tek Chati me poshte ne Whatsapp

Ose ne numrin tone te telefonit : +355-069-79-15-513

Nese ju pelqen cfare lexuat ju mund ta shperndani. Na Ndihmoni !

Share on whatsapp
WhatsApp
Share on facebook
Facebook
Share on email
Email

Destinacionet me te preferuara ne TURQI